Lamçe pas derbit: Pjesa e dytë ndryshoi gjithçka, Tirana duhej të ishte më cinike, ndërsa Partizani shfrytëzoi mundësitë e tij
Nga Klodi Karaj Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2026, 21:37
I ftuar në studion e Ora News, Shpëtim Lamçe komentoi derbin e kryeqytetit mes FK Partizani Tirana dhe KF Tirana.
Lamçe e cilësoi fitoren e Partizanit si të merituar, duke shtuar se me pak fat rezultati mund të kishte qenë ndryshe për Tiranën. Ai vlerësoi lojën e bukur dhe rastet e krijuara gjatë përballjes, duke theksuar se Tirana luajti mirë, por Partizani arriti të shfrytëzonte mundësitë që iu dhanë.
“Pjesa e dytë ndryshoi tërësisht ndeshjen. Tirana duhej të ishte më cinike dhe të shfrytëzonte momentin, pasi kjo do të kishte ndryshuar gjithçka,” u shpreh Lamçe, duke analizuar momentet kyçe të derbit.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
