Çoçli: Tirana shfaq progres dhe stabilitet, Partizani kishte avantazh në mesfushë
Nga Klodi Karaj Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2026, 21:46
I ftuar në studion e Ora News ishte trajneri i futbollit Nikolin Çoçli, i cili komentoi performancën e KF Tirana dhe FK Partizani Tirana.
Çoçli vlerësoi skuadrën e Tiranës për organizimin dhe përforcimet që ka bërë që nga janari, duke shtuar se janë afruar 18 futbollistë të rinj.
“Kjo skuadër pretendon të ngrihet në nivelin e duhur. Ka bërë progres të dukshëm; pesë ndeshjet e para shkuan shumë mirë. Do ta shoh Tiranën në momentin që do të pësojë gol, por deri tani ka fituar dhe barazuar, nuk ka humbur asnjë ndeshje,” tha ai.
Sa i përket Partizanit, Çoçli theksoi se ekipi ka kualitete më të mira në mesfushë, që bën një diferencë në krahasim me skuadrën e Tiranës.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
