Vllaznia fiton në “frymën e fundit” ndaj Elbasanit dhe arratiset në krye

Vllaznia mori një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Elbasani në ndeshjen e javës së 24-t të Kategoria Superiore, duke forcuar pozitat në krye të renditjes.

Vllaznia fiton në “frymën e fundit” ndaj Elbasanit dhe

Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 24-t, kur kapiteni Bekim Balaj shfrytëzoi një moment të mirë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e tifozëve vendas.

Elbasani reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 80-t me golin e Boye, duke rihapur takimin.

Vllaznia fiton në “frymën e fundit” ndaj Elbasanit dhe

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, në skenë doli Dodaj, i cili në minutën e 90-t shënoi golin vendimtar dhe i dhuroi tri pikë ekipit të drejtuar nga Thomas Brdarić Martini.

Me këtë sukses, Vllaznia kryeson kampionatin me 48 pikë, pesë më shumë se ndjekësit më të afërt të Egnatia, duke hedhur një hap të rëndësishëm në garën për titull.