Agim Muço: Muhamet Përmeti, 77 ndeshje ndërkombëtare dhe një trashëgimi e artë në basketbollin shqiptar
Avokati Agim Muço ishte i ftuar në studion e Ora News, ku foli për legjendën e gjallë të basketbollit shqiptar, Muhamet Përmetin, një nga figurat më të mëdha të sportit në vend dhe “Nder i Qytetit” të Tiranës.
Muço vlerësoi kontributin e Përmetit , duke e cilësuar si një mjeshtër të vërtetë të koshit. Sipas tij, brezi i asaj kohe arriti nivele të larta sportive, ndërsa Përmeti spikati me 77 ndeshje ndërkombëtare, duke lënë gjurmë në historinë e basketbollit shqiptar.
Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai u angazhua si trajner i KS Dinamo Tirana, ku kontribuoi në rritjen dhe formimin e shumë basketbollistëve të talentuar, që më pas u bënë pjesë e sukseseve të ekipit.
Muço theksoi se sot Muhamet Përmeti gëzon respekt të madh, jo vetëm për arritjet sportive, por edhe për kontributin si mësues i edukimit fizik, duke ndikuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
