Balliu në Mynih krah kreut të Grupit Parlamentar të CDU: Opozita është gati të bëjë gjithçka për anëtarësimin në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2026, 11:11
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ishte një takim në Mynih me Jens Spahn, kryetar i Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman.
Gjatë bisedës u fol për situatën në Shqipëri dhe sfidat që vendi përballet në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Balliu bëri të ditur se opozita është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke garantuar ndarjen e pushteteve, pavarësinë e sistemit të drejtësisë, një ekonomi të lirë dhe konkurruese, si edhe luftë kundër krimit të organizuar.
Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për institucione të forta dhe për një të ardhme të sigurt brenda familjes europiane. Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
