Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përpl*s një këmbësore, ja gjendja shëndetësore e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2026, 19:25
Një aksident ka ndodhur mbremjen e sotme në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Starovë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një vajzë këmbësore.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën bëjnë të ditur bluzat e bardha.
Policia ndodhet ende në vendngjarje për ta zbardhur shkaqet e aksidentit.
