Jetoi prej vitesh në një kamp në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri
Eva Dumani, e marrë dhe dërguar në Siri bashkë më te vëllanë Endrin, nga babai i tyre në vitin 2014, kohë kur ai iu bashkuaa të ashtuquajturit Shteti Islamik, ka dalë nga ferri i kambit Al Hol dhe rikthehet pranë nënës në shtëpi.
Ajo është nxjerrë ilegalisht nga Siria në Turqi, nga xhaxhai i saj, i cili për 12 vite nuk hoqi dorë nga përpjekja për ta ribashkuar familjen, ndërsa më pas është sjellë në Shqipëri në një operacion të cilësuar sekret ku u përfshi edhe departamenti i Anti Terrorit në Policinë e Shtetit.
Eva Dumani ishte 9 vjece kur u dërgua mes terroristëve të Shtetit Islamik nga i
Ati, Shkëlzen Dumani i indoktrinuar që sipas të dhënave u vra gjatë luftimeve atje.
Më pas edhe gjyshja e familjes humbi jetën në një përpjekje për të ta nxjerrë nga kampo famkeq i Al Hol ku qëndrojnë kryesisht gra e fëmijë të të ashtuquajturve luftëtarë të Organizatës terroriste ISIS.
Ajo mbeti e vetme atje, në tetor të vitit 2020, vëllai Endri Dumani u arrit të riatdhesohet gjatë një operacioni të kryer nga Njësia e Anti terrorit në atë kohë nën drejtimin e Gledis Nanos në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtare
Mbi 40 shtetas shqiptarë (kryesisht gra dhe fëmijë) të riatdhesuar nga kampet në Siri në disa operacione të kryera ndër vite.
Eva Dumani është më e fundit që rikthehet në shtëpi nga ferri i xhihadistëve ku u dërgua si fëmijë dhe tashmë është 21 vjece.
Sipas të dhënave në kampin Al Hol ose të ngjashëm në Siri kanë mbetur ende shtetas shqiptare, kryesisht gra e fëmijë, disa nga të cilët nuk duan të rikthehen.
Një tjetër histori tragjike ende pa zgjidhje mbetet ajo e familjes Shuli nga Pogradeci që po ashtu u dërguan në Siri nga kryefamiljari dhe mbeten atje.
Elona Shuli, në komunikimet e fundit me median shqiptare në vitin 2021 kërkoi ndihmë për tu riatdhesuar, bashkë me fëmijën që ka lindur atje, nënën dhe tre motrat e vëllezërit. Ora Neës ka tentuar disa herë ta kontaktojë por nuk ka marrë përgjigje
