Evazion fiskal në Sarandë/ Prokuroria nis hetimet ndaj administratorëve të "Nikajt" sh.p.k., ja për çfarë dyshohen

Prokuroria e Tiranës dhe Sektori i Krimit Ekonomik, me mbështetje nga emisioni “Stop”, kanë zbuluar një skandal evazioni fiskal në Sarandë.

Hetimet janë përqendruar te kompanisë “Nikaj” sh.p.k., e cila dyshohet për falsifikim dokumentesh, evazion fiskal, pastrim parash dhe tregtim mallrash kontrabandë.

Administratorët e kompanisë janë nën hetim pasi dyshohet se kanë kryer pastrim parash dhe tregtim mallrash kontrabandë. Nga hetimet janë gjetur produkte pa dokumentacion doganor të rregullt.

Hetimet e Prokurorisë përfshijnë edhe zyrtarë të administratës tatimore në Sarandë, si drejtorin e Tatimeve dhe disa inspektorë, të cilët dyshohet se nuk kanë kryer kontrolle ligjore, duke mundësuar aktivitetin e paligjshëm për një periudhë të gjatë.

Policia ka shoqëruar administratorët dhe ka nisur sekuestrimin e dokumenteve dhe pajisjeve elektronike. Pjesë e kësaj skeme është edhe oficeri i Policisë Gjyqësore, Klement Bello, i dyshuar për mbështetje të aktivitetit të paligjshëm.

Hetimet janë ende në fazë të hershme, dhe autoritetet pritet të japin një njoftim pas përfundimit të fazës së parë.