VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (12 - 13 Shkurt 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Evropa Qendrore dhe Alpet përfshihen nga reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta.

Britania e Madhe dhe Juglindja e Evropës paraqiten me reshje shiu dhe stuhi të forta ere.

Ballkani paraqitet me reshje më të pakta shiu e dëbore, ndërsa Gadishulli Iberik dhe Evropa Lindore mbeten me mot më të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira, më të theksuara në Veri dhe Verilindje.

Pasditja sjell rrebeshe shiu në të gjithë vendin dhe dëborë në zonat e thella malore. Temperaturat luhaten nga 3°C deri në 17°C. Era fryn  jugore mbi 65 km/h, me dallgëzim 5 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Stuhi ciklonare në Jugperëndim të Evropës sjell shira intensivë dhe erëra të fuqishme në Portugali dhe Spanjë.

Ballkani dhe brigjet e Egjeut mbeten me vranësira dhe reshje shiu. Ndërsa Evropa Lindore dhe pjesa më e madhe e Gadishullit Apenin paraqiten me mot të kthjellët.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, deri në mesditë priten vranësira dhe reshje të pakta shiu në Veriperëndim dhe Jugperëndim.

Pasditja sjell përmirësim në Veri dhe Qendër, ndërsa Jugu mbetet me reshje. Temperaturat luhaten nga 3°C deri në 15°C. Era fryn veriperëndimore mbi 60 km/h, me dallgëzim 4 ballë.