Shehaj në Kuvend: Turpi do të mbetet mbi ju! Mos mbroni të korruptuarit!

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj pohoi nga Kuvendi se maxhoranca po mbron të korruptuarit, ndërsa kërkoi që të vihet në dispozicion dosja në fjalë.

Shehaj: "Kemi një muaj që keni marrë dosjen e Ballukut dhe nuk na e keni dërguar.

Ajo dosje në këtë Kuvend thuajse nuk ekziston. Po mbroni një të korruptuar, po mbroni me postin tuaj korrupsioni. Kjo është e pa pranueshme. Kërkojmë që sa më shpejt të vihet në dispozicion dosja, jo si nder por sepse na takon.

Ndryhse do t’i drejtohemi GJK dhe turpi do mbetet mbiu ju. Jeni i vetmi kryetar Kuvendi që keni fshehur dosje të këtij kalibri. Shqiptarët duhet të dinë si dhe me kë ka vjedhur Belinda Balluku.

Cilat janë përgjegjësitë e Ballukut, qeverisë apo edhe opozitës nëse ka.