Vjosa Osmani miraton Kurtin si mandatar për Kryeministër, priten emrat e kabinetit qeveritar të paraqiten në Kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2026, 20:34
Albin Kurti është mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka miratuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për emrin e Kurtit në krye të ekzekutivit.
Kjo është bërë e ditur nga deklarimi para medieve i deputetit nga LVV, Arben Vitia.
Miratimi vjen pas takimit të përbashkët mes Kurtit e Osmanit, ndërkaq pritet që pas pak në foltoren e Kuvendit të Kosovës ai të paraqesë ekspozenë e tij si kryeministër.
Gjithashtu ai do të shpalosë emrat e kabinetit qeveritar të cilët do të udhëheqin ekzekutivin.
