Berisha: UÇK nuk kishte hierarki për kr*me të organizuara. Akuzat e Prokurorisë Speciale, absurditet
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në hapësirën “Për Shqiptarët”, në"Ora News", ishte avokati Eset Berisha ku u shpreh se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizatë çlirimtare pa strukturë dhe hierarki të rregullt, duke kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë Speciale për përgjegjësinë e udhëheqësve të saj në krime të organizuara.
"Atëherë nga mbrojtja, paraqitja e fjalës përfundimtare të mbrojtjes, është kuptuar se prezumimi i pafajësisë, pra është një postulat i të drejtës penale, edhe ndërkombëtare por edhe atyre vendore, për shkak se çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet me vendim të formës së prerë, fajësia apo përgjegjësia e tij.
Avokati Mishetiç e bëri një përmbledhje të shkëlqyer të provave të cilat ishin administruar gjatë shumë seancave gjyqësore të mbajtura pranë dhomave të specializuara, duke e vënë theksin në radhë të parë tek mungesa pra e organizimit, e strukturës, e hierarkisë dhe e rregullave të një organizate ushtarake e cila ishte e jo-strukturuar.
Pra, funksiononte si në mënyrë të çrregullt, për shkak se ishte lëvizje çlirimtare dhe nuk ishte në formë siç do të duhej të ishin edhe ushtritë e shteteve normale. Pra, ishte një ushtri e shtetit në themelim.
Dhe për atë arsye edhe nuk kishte rregulla, strukturë dhe hierarki, për të cilën ë, prokuroria speciale pra i akuzon udhëheqësit të UÇK-së, se si drejtues politikë kanë pasur ndikim pra në rregullat dhe në ata që e quajnë ata ndërmarrjen e përbashkët kriminale, me qëllime të kryerjes së krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, për të cilat ata edhe kanë ngritur aktakuza.
Të gjithë e dimë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizatë çlirimtare dhe në themel të saj, pra në misionin e saj e kishte çlirimin e vendit dhe nuk kishte asnjë mision bërjen e krimeve apo kryerjen e çfarëdo krimeve në mënyrë të organizuar.
Pra, në qoftë se dikush pretendon dhe në fund të fundit edhe mund edhe të vërtetohet të ketë ndodhur ndonjë krim, atëherë ai është në mënyrë i izoluar dhe në mënyrë individuale, por pa përgjegjësi të hierarkisë dhe të strukturës së UÇK-së, për shkak se ajo nuk ka ekzistuar aso kohe.
Dhe pretendimet e prokurorisë me plot të drejtë janë quajtur nga mbrojtja e sotme, pra e zotit Thaçi, se ishin, janë akrobacione të provave.
Si mund të thuhet se një emisar special i Kombeve të Bashkuara, një i dërguar i posaçëm i shtetit ë, i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, një emisar special i qeverisë britanike ishin të manipuluar, të lajthitur nga drejtuesit e UÇK-së për arsye se ata nuk e dinin se çfarë po bënin në terren.
Kjo është një nonsens, pra një absurditet të cilën kjo prokurori do të thotë tenton ta vërtetojë pa asnjë provë.
Pra, në njërën anë prokuroria kërkon që atyre mos t'ju besohet, edhe pse kishin peshë dhe rëndësi, rol dhe funksion dhe nuk ishin vetëm individë të caktuar, por ishin të caktuar me ato detyra.
Dhe si të caktuar me ato detyra, ata kishin pra një mori njerëzish prapa tyre të cilët i këshillonin ata në mënyrë që të t'i zhvillonin politikat e shteteve të tyre për të cilat ata edhe ishin të thirrur.
Prandaj të quhet, të quhen emisarë specialë të shteteve më të fuqishme të botës se janë lajthitur dhe mashtruar nga udhëheqësit e UÇK-së, është një nonsens i cili nuk duhet të kalojë testin e provës në Gjykatën Speciale", u shpreh Berisha.
