"ME UÇK-në!"/ Shqiptarët e të gjitha trevave në protestë për vendimin e Gjykatës Speciale për Çlirimtarët, ja kur pritet të zhvillohet
Më 17 shkurt, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pritet të mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve nga e gjithë Kosova dhe nga trevat shqiptare që të marrin pjesë në këtë tubim paqësor.
Thirrja për protestë vjen pas kërkesës së fundit të Prokurorisë në Hagë për dënime shumë të rënda ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Kërkesa parashikon gjithsej 180 vite burg në total për të pandehurit, gjë që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë.
Procesi gjyqësor ndodhet në fazat përfundimtare.
Pas mbylljes së dëshmive të mbrojtjes, çështja ka kaluar në dorëzimin e dosjeve përfundimtare nga palët.
Në muajin shkurt priten deklaratat përmbyllëse, përpara se gjykata të marrë vendimin.
Më herët, si dëshmitar i mbrojtjes ka dëshmuar edhe ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, Wesley Clark, i cili për dy ditë foli për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Hashim Thaçit gjatë luftës.
