Konstituimi i Kuvendit të Kosovës/ LDK: Nuk votojmë kryetarin e Kuvendit pa marrëveshje politike mes partive

Deputeti i zgjedhur i Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi se i takon partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, të sigurojë votat për formimin e institucioneve.

Zemaj, tha se nuk duhet të përsëriten bllokadat si vitin e kaluar. Kjo pasi përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon fituesit të zgjedhjeve.

Deputeti paralajmëroi se LDK-ja nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit pa një marrëveshje politike mes partive.

“Asnjëherë nuk i kemi lidhur vendimet tona me emra të përveçëm; krejt çka kemi thënë është se pa marrëveshje politike ne nuk votojmë asnjë kandidat”, tha ai para nisjes së seancës konstituive.