"Mungesa e provave"/ Avokati i Kadri Veselit: Ai nuk ka bërë krim duke l*ftuar për lirinë e Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2026, 17:35
Avokati i Kadri Veseli, Rodney Dixon, tha në seancë se Veseli ishte student kur iu bashkua UÇK-së dhe nuk bëri krim kur luftoi për “lirinë e Kosovës dhe për një të ardhme pa ndarje e pa brutalitet”.
Sipas Dixon, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka asnjë provë kundër Veselit.
“Provat tregojnë se ai ka punuar në UÇK për të parandaluar që civilët e Kosovës të ndëshkoheshin apo të shënjestroheshin. Këtë e ka bërë në bashkëpunim me komunitetin diplomatik, në fushën e zbulimit. ZPS-ja mund të argumentojë deri në fund të botës se ka prova kundër Veselit, por kjo nuk ndryshon faktin që ju, të nderuar gjykatës, mund ta shihni se është një çështje e dobët. Eshtë pikërisht mungesa e provave. ZPS-ja ndjek të kotën”, tha Dixon.
