"LDK i gatshëm të bashkëpunojë me LVV"/ Dili: Bashkimi i dy partive rivale do krijonin një 'kthesë' të madhe politike
Skena politike në Kosovë mund të jetë pranë një ndryshimi të rëndësishëm, pas informacioneve se një pjesë e brendshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të jetë e hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, partinë në pushtet.
Në një lidhje live në hapësirën “Për Shqiptarët”, opinionisti politik Visar Dili komentoi se një afrim i tillë do të ishte një zhvillim i papritur dhe i rëndësishëm për dinamikën politike në Kosovë.
Ai u shpreh, se nuk bëhet fjalë domosdoshmërisht për një koalicion formal, por për një vullnet për dialog dhe bashkëpunim brenda disa grupeve të LDK-së.
Dili shtoi se ekzistenca e këtyre lëvizjeve të brendshme tregon pakënaqësi dhe gatishmëri për ndryshim brenda partisë opozitare, duke lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të shohim hapa konkretë politikë që do të ndikojnë në raportet mes forcave kryesore në Kosovë.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
