"Dh*na ndaj Nallbatit, e papranueshme!"/ Xhixho: Kjo përplasje ndaj deputetit dhe qytetarëve ishte goditje për demokracinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 22:43
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, reagoi në rrjetet sociale pas pamjeve të dhunës ndaj deputetit Bledion Nallbati gjatë protestës së opozitës.
Në një postim në Facebook, ajo e cilësoi të papranueshme sjelljen e forcave të rendit dhe mënyrën se si u trajtuan protestuesit.
Sipas Xhixhos, dhuna e ushtruar ndaj deputetit dhe qytetarëve gjatë protestës ishte brutale dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti.
Ajo e përshkroi ndërhyrjen e policisë si një akt që nuk përfaqëson rolin e një force që mbron ligjin, por një qasje të dhunshme ndaj përfaqësuesve të opozitës dhe qytetarëve që protestonin.
Sipas saj, goditja e opozitës në rrugë përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë.
