VIDEO/ Deputeti Nallbati përfundoi në spital, Berisha e viziton te “Trauma”: Goditje me urdhër politik!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar sonte në mbrëmje Spitalin e Traumës pas protestës së opozitës, ku është njoftuar për gjendjen e deputetit të PD, Bledion Nallbati, i cili pësoi një goditje në kokë gjatë përplasjeve me policinë.
Berisha deklaroi se mënyra se policët “u sollën si bisha” ndaj Nallbatit, ndërsa kritikoi sjelljen e tyre edhe gjatë komunikimit me stafin mjekësor në spital.
Ai e konsideroi incidentin si një akt të qëllimshëm politik, duke e cilësuar goditjen ndaj deputetit si ngjarje me urdhër politik.
“Deputeti Bledi Nallbati është në gjendje jo të mirë. Siç edhe e patë në mënyrë absolute ka qenë një sulm personal ndaj tij, pa asnjë shkak. Banditët kanë shkuar dhe e kanë goditur. – tha Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Deputeti, deputeti Bledion Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do ketë pasoja të tjera nga goditja, pasoja të vonshme quhen nga goditja apo jo.
Por, njëkohësisht mësohet se urdhërdhënësi është krimineli i damkosur Sokol Bizhga, njëri nga figurat më të urryera dhe kriminelët më të damkosur me uniformë në Republikën e Shqipërisë.
E garantoj Sokol Bizhgën, i cili e goditi deputetin me urdhër të, me urdhër të Edi Ramës, se do ketë përgjegjësi gjer ditën e fundit të tij. Ky akt i shëmtuar.
Sokol Bizhga është një nga, është njeriu, njeriu që i ka djegur kolegun makinë, që ta dini ju, dhe e ka mbathur kur banditat në Sarandë kanë djegur Genc Memetin.
Ky është i pafytyri Sokol Bizhga që duhet të ishte, duhet të ishte dekada në burg dhe tani komandon policinë. Një hero, një, një guximtar i vërtetë u dogj nga bandat në makinë dhe Sokol Bizhga shpëtoi. Ja, ky është Sokol Bizhga që e mban Edi Rama.
E ka apo s'e ka atë, valin gjë nuk e di, se s'mund të them se mund të mos jenë gjë, mund të jetë koincidencë mbiemra. Por, por, Sokol Bizhga është krimineli që ka zbatuar sot urdhrin e Edi Ramës. Është goditur.

