Protestat e kundër qeverisë, Çaushaj: Nuk ka revoltë popullore, pasi kjo opozitë nuk frymëzon
Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan sot protestën e tretë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë.
Një pjesë e protestuesve u grumbullua fillimisht pranë selisë së Partisë Demokratike, nga ku, së bashku me kryetarin Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të PD-së, marshuan drejt bulevardit për t’iu bashkuar protestës.
Në podiumin e ngritur përpara Kryeministrisë, pas këndimit të himnit kombëtar, eksponentë të Partisë Demokratike mbajtën fjalime para qytetarëve të pranishëm, duke shpalosur qëndrimet e tyre politike dhe kërkesat e protestës.
PD kërkon largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.
Gazetare Rezarta Çaushaj, e ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” u shpreh se nëse do të kishte pasur ndonjë revoltë popullore, ajo do ishte shprehur në momentin që u bë publike dosja e zonjës Balluku.
“Dhe aty janë faktet flagrante, ku në atë moment ku dolën shifrat e tenderave të fryrë, ku vjedhja është më e madhe.
Momenti i dytë është momenti kur kryeministri nuk e shkarkoi atë dhe në atë moment kur duhej të kishte revoltë, ajo nuk ndodhi.
Pjesa tjetër që e kanë jetën kontrapedal me qeverinë dhe ata demokratët pragmatistë, e kanë jetë më të vështirë.
Por mesa duket asgjë nuk ndodhi pasi kjo opozitë nuk ngjall shpresë”, u shpreh gazetarja Çaushaj
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

