Opozita në shesh, Çela: Lajm i mirë që protestuesit qëndruan edhe pse drejtuesit e PD-së ikën
Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan sot protestën e tretë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë.
Një pjesë e protestuesve u grumbullua fillimisht pranë selisë së Partisë Demokratike, nga ku, së bashku me kryetarin Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të PD-së, marshuan drejt bulevardit për t’iu bashkuar protestës.
Në podiumin e ngritur përpara Kryeministrisë, pas këndimit të himnit kombëtar, eksponentë të Partisë Demokratike mbajtën fjalime para qytetarëve të pranishëm, duke shpalosur qëndrimet e tyre politike dhe kërkesat e protestës.
PD kërkon largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.
Genti Çela, kryetari degës së PD-së në Pogradec i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” u shpreh i kënaqur nga pjesëmarrja dhe ajo që e quajti ai, qëndresa e qytetarëve të cilët vijuar protestën edhe pse drejtuesit e PD-së u larguan nga sheshi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”
