"Protesta nuk solli ndryshim"/ Ramaj: Opozita po ndjek të njëjtën skemë, zhgënjim për qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 21:39
Avokati Redi Ramaj, i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, foli për protestën e mbrëmjes së sotme të opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit.
Ai tha se dalja në protestë është e rëndësishme, por nuk mjafton për të sjellë ndryshim të vërtetë në vend.
Sipas Ramajt, protestat po përsëriten me të njëjtën formë dhe nuk po arrijnë të bindin qytetarët e zhgënjyer që të bashkohen më shumë.
Ai shtoi se opozita duhet të dalë me një plan më të qartë dhe të përfshijë më shumë njerëz në këtë përballje me qeverinë.
Avokati u shpreh se vetëm një bashkim më i gjerë i forcave opozitare dhe i qytetarëve mund të krijojë presion real ndaj pushtetit dhe të sjellë ndryshim.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:
