4 të shoqëruar në Komisariatin nr.1 pas protestës opozitare, gazetari tregon se kush është interesuar për të arrestuarit

Në emisionin "Ora e Betit" ka qenë në një lidhje direkte nga Komisariatit nr.1, gazetari Edison Vatnikaj.
Ai ka raportuar se 4 protestues nga protesta e sotme e opozitës kanë përfunduar në Komisiariatin nr.1 dhe më vonë pritet mbërritja e deputetëve të PD-së për tu interesuar lidhur me simpatizantët.

“Po Beti në fakt janë 4 protestues të shoqëruar brenda ambientit të Komisariatit nr.1, ashtu siç ka ndodhur edhe në protestën e shkuar, ky komisariat ka pasur një numër të lartë të shoqëruarish.

Shoqërime ka dhe në Komisariatin nr.2 në qytet.

Ndërkohë që jemi në pritje të deputetëve të mbërrijnë pranë Komisariatit nr.1 për tu interesuar për protestuesit.

Ndërkaq të interesuarit e parë për këta protestuesit kanë qënë dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, të cilët janë brenda dhe po zhvillojnë një takim me shefin e Komisariatit.”- tha ai.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË: