Përplasjet e protestuesve me policinë/ Kalaja: Përdorimi i gazit lotsjellës ka çuar në lëndimin e qytetarëve edhe efektivëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 21:55
Gazetari Aulon Kalaja ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, ku foli për protestën e opozitës që u shoqërua me përplasje dhe përdorim të gazit lotsjellës nga policia.
Ai komentoi zhvillimet e mbrëmjes dhe pasojat që pati ndërhyrja e forcave të rendit.
Sipas Kalasë, përdorimi i gazit në sasi të mëdha krijoi kaos mes protestuesve dhe çoi në lëndimin e disa personave, përfshirë një gazetar dhe një efektiv policie.
Kalaja diskutoi edhe për llojin e gazit të përdorur dhe për dyshimet që janë ngritur nëse janë respektuar standardet e lejuara.
Sipas tij, protestat duhet të garantohen si e drejtë qytetare, por edhe të menaxhohen në mënyrë që të mos kthehen në përplasje të dhunshme.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:
