"Politikë shpopulluese"/ Alimehmeti: Abuzime që kanë lënë shkolla pa nxënës dhe spitale pa mjekë

Në 'foltoren' e protestës ish-kandidati për deputet, Ilir Ali Mehmeti ka ngritur akuza ndaj qeverisë duke përmendur se mazhoranca po përdorë një politikë shpopulluese.
Abuzimet e kryera nga qeveria, sipas Alimehmetit janë shkaku për problematikat në shëndetësi dhe arsimin shqiptar.

"Është fakt që një në ndër 5 shqiptarë mendojnë të largohen. Gjithë kjo për shkak të politikave që ndjek Edi Rama. Politika që bazohen në shpopullim dhe abuzim të pasurive publike.
Kujdes, këto abuzime në lekë sado kolosale janë, nuk janë thjesht abuzime në numra por çojnë shkolla pa nxënës.
Janë abuzime që çojnë spitale pa mjekë dhe ilaçe. Janë abuzime që çojnë në pronarë pa prona.
Janë abuzime që çojnë në ekonomi pa të ardhme."

NDIQNI PROTESTËN E PLOTË: