"Qeveria po shkon drejt fundit"/ Gjekmarkaj nga 'foltorja' e protestës: Slogani "Shqipëria 2030" është mashtrim!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 18:01
Në protestën e opozitës para Kryeministrisë, deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj mbajti fjalën duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke thënë se sistemi aktual po shkon drejt fundit për shkak të mungesës së ligjshmërisë.
Ai akuzoi qeverinë se ka shkelur premtimet e bëra dhe ka përdorur institucionet shtetërore për interesa personale.
Gjekmarkaj tha se shumë shqiptarë po largohen nga vendi për shkak të krizës ekonomike dhe mungesës së shpresës, ndërsa korrupsioni dhe blerja e votës janë bërë pjesë e qeverisjes.
NDIQNI PROTESTËN E PLOTË:
