Pa paga prej 7 muajsh, dhjetëra punonjës të “Bankers Petroleum” protestojnë për drejtësi

Dhjetra punonjës të kompanise së sigurimit të Bankers Petroleum” SHPSF Serjani”, janë ngritur në një protestë paraditen e sotme.

Prej 7 muajsh ata nuk kanë marrë pagat duke e bërë situatën e 120 punonjësve tepër të vështirë.

Punonjësit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga drejtuesit e kompanisë dhe institucionet përgjegjëse, duke theksuar se puna e tyre vazhdon, por pa pasur asnjë garanci financiare.

"Kemi qënë 380 punonjës thonë ata , por janë bërë shkurtime të vazhdueshme , ndërkohë që kjo është protesta e katërt brenda 7 muajve. Jemi zhytur në borxhe e kredira", thonë protestuesit, "ndaj kjo problematikë duhet të marrë zgjidhje".

Ndërkohë ata kanë pohuar se gjatë gjithë kësaj kohe kanë marrë kontakte me drejtuesit e kompanisë të cilët i kanë mbajtur me shpresa të kota.

Punonjësit e kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat paralelisht me punën, deri në momentin kur problematika e tyre të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Pa paga prej 7 muajsh, dhjetëra punonjës të “Bankers

Ata kërkojnë shlyerjen e pagave të prapambetura dhe siguri për të ardhmen e punësimit.