“PAZARET” ONLINE PO RRITEN / Pandemia përshpejtoi kalimin e bizneseve në platformat digjitale
Pandemiapërshpejtoikalimin e biznesevedrejtshitjeve online, duke rriturndjeshëmpërdorimin e platformavedigjitale. Sipas INSTAT, biznesetqëshesin online u rritënnga 12.8% nëvitin 2020 në 28.1% nëvitin 2025.
Pandemia e COVID-19 ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si shesin bizneset shqiptare, por vitet pas saj sollë një domosdoshmëri të tregtisë online.
Një nga ata që e përjetoi këtë transformim nga afër është KJO GRUA, pronare e një biznesi online veshjesh, e cila rrëfen si kaloi shitjet nga dyqani fizik në atë online.
Ajo thotë se përshtatja nuk ishte e lehtë, por e cilëson një hap të domosdoshëm dhe thekson se shpenzimet janë dukshëm më të larta në një biznes fizik.
Rrjetet sociale i cilëson avantazhin kryesor.
Përvoja e saj mbështetet edhe nga të dhënat zyrtarete Instat te cilat tregojne një rritje të fortë të % së ndërmarrjeve që shesin online në vitet e fundit.
Në vitin 2020 vetëm 12.8% e bizneseve me mbi 10 punonjës shisnin online, ndërsa në vitin 2025 kjo shifër ka arritur në 28.1%, pra më shumë se dyfishim brenda pesë viteve. Kthesa më e madhe vihet re në vitet 2024–2025, ku tregtia online përjeton një shpërthim të vërtetë.
Sektorët që dominojnë shitjet online në vitin 2025 janë akomodimi dhe ushqimi me 48.2%, sektori profesional dhe shkencor me 44.8%, informacioni dhe komunikimi me 43.3%, tregtia me shumicë dhe pakicë me 38.7%
