BARAZIMI “4-4”, PA “PENALLTI”/ Ish-prokurori: Kushtetuesja të vendoste. Lita: Çështja mbeti në politikë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me ndarje votash 4 me 4 rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres, por sipas analistëve nuk i dha zgjidhje reale konfliktit të kompetencave mes Ekzekutivit dhe Gjyqësorit. Gazetari Isa Myzyraj bisedoi me ish-prokurorin Ervin Karanxha dhe analistin Lavdrim Lita

Ndarja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, katër pro e katër kundër, rrëzoi kërkesën e Kryeministrit Edi Rama për cështjen e pezullimit të zëvendës kryeministres, por nuk i dha një zgjidhje reale konfliktit të komptencave mes Ekzekutivit e Gjyqësorit, sipas njohësve të ligjit dhe njohësve të Politikës.

Ervin Karanxha, ish-prokuror kujton një vendim të Gjykatës së Strasburgut, konkretisht në çështjen “Marini kundër Shqipërisë”, ku barazimi në Kushtetuese cilësohet shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Analisti Lavdrim Lita bën një lexim mes politikës e drejtësisë të ccështjes që vuri përballë në Kushtetuese Ekzekutivin dhe Gjyqësorin, në këtë rast SPAK.

Karanxha kur thirret në interpretim, thotë se përgjegjësia për situata të tilla bie mbi deputetët, të cilët sipas tij miratojnë ligje që nuk i kuptojnë.

Me vendime të rëndësishme që priten në vijim, Lita nënvizon se plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë është një domosdoshmëri urgjente.

Gjykata Kushtetuese, pas një seance maratonë rrëzimin e kërkesës së kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e konfliktit mes Këshillit të Ministrave dhe SPAK, duke lënë në fuqi masat e pezullimit ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.