Salianji: Lëvizja që nisa tashmë është fituese. PD-ja u shkund dhe është zgjuar duke u kthyer në veprim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 18:49
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka vijuar me turin e tij të takimeve me demokratët në degët e ndryshme të vendit.
Sot, ai ishte në Fier, ku mbajti dhe një fjalim me demokratët atje. Pas takimit, për mediat Salianji e cilësoi si fituese lëvizjen e tij që ia doli të zgjojë Partinë Demokratike, ku tashmë po zhvillohen protesta të mëdha në vend, ka nisur procesi i zgjehdjeve të brendshme dhe ka nisur një konkurencë e shëndetshme sipas tij në radhë partisë,
Ndërsa në takimin me demokratë e Fierit, Salianji renditi disa nga projektet korruptive infrastrukturore të Partisë Socialiste, që sipas tij janë kthyer në gropa thithëse korrupsioni dhe për më tepër që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
