FONDI I PENSIONEVE SIGAL/ Mundësi investimi për prindërit, shkollim dhe pension për fëmijën! Ponari: Investim i zgjuar për prindërit dhe fëmijët
A e dinit se nëse prindërit kontribuojnë 20 mijë lekë çdo muaj në Fondin e Pensioneve SIGAL, me normën aktuale të kthimit rreth 4.55%, në llogarinë e fëmijës në moshën 18-vjeçare do të jenë rreth 6.48 milionë lekë?
Në këtë mënyrë, fëmija mund të tërheqë interesin prej rreth 2.15 milionë lekësh për 18-vjetorin dhe, duke lënë pjesën tjetër për maturim, pa asnjë kontribut shtesë, garanton rreth 28 milionë lekë të reja në moshën 60-vjeçare, ose një superpension dinjitoz prej rreth 233 mijë lekësh në muaj për 10 vjet.
CEO i SIGAL Invest, z. Avni Ponari, tregon se kjo mundësi investimi mund të kombinohet edhe me sigurimin e jetës së prindit, duke i dhënë fëmijës garanci të shumëfishta:
AVNI PONARI: “Nëse kemi një fëmijë të vogël, të sapolindur, dhe duam t’i bëjmë një dhuratë kur ai të mbushë moshën 20-vjeçare, mund ta vendosim këtë duke aplikuar një formë të veçantë, në të cilën ai mund të përfitojë në moshën 20-vjeçare rreth 20 mijë euro. Pjesa e mbetur, ose të gjitha interesat e mbetura, kalojnë në pensionin privat, të cilat marrin vlera të konsiderueshme deri në fund të veprimtarisë apo në mbylljen e kontratës. Kjo është mjaft interesante sepse, duke e shoqëruar këtë edhe me sigurimin e jetës, kemi të bëjmë me një sigurim të dyfishtë dhe, në rast ngjarjesh jetësore të paparashikuara, përfitimi është shumë më i madh.”
Në këtë mënyrë, në SIGAL Invest garancitë janë të shumëfishta: shuma e siguruar nga sigurimi i jetës së prindit, interesi për moshën 18-vjeçare dhe superllogaria për moshën 60-vjeçare. Vetëm 18 vjet investim i zgjuar mujor nga prindërit, përfitimet mund të shtrihen në breza për fëmijën, edhe kur ai të jetë vetë prind dhe gjysh.

