Aksident në Fushë-Krujë/ Polici përplas për vd*kje këmbësoren

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar, mëngjesin e kësaj të hëne, në aksin Nikël – Larushk.

Një automjet i drejtuar nga një punonjës policie ka humbur drejtimin  he ka përplasur këmbësoren me inicialet N.Ç, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Lidhur me ngjarjen, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) bën me dije se ka “arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.”

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë.