DETAJE të reja nga ngjarja në Rrilë të Lezhës/ Polici q*lloi me 10 plumba drejt autorëve, dyshohet se...
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Rrilë të Lezhës. Mësohet se 21-vjeçari Merando Nikulaj, shënjestra e atentatit, ka shkuar në Berberhane, në shoqërinë e efektivit të patrullës së përgjithshme, Besart Kovaçi, i cili u ndaluar mbrëmjen e sotme për moskallëzim krimi.
Gjithashtu bëhet me dije se në armën e policit ka patur 15 plumba dhe në pistoletë janë gjetur 5 plumba, pra Kovaçi ka qëlluar 10 herë. Nga verifikimet e grupit hetimor në vendngjarje, dyshohet edhe për një armë të tretë, për të cilën kanë nisur hetimet. Dyshohet se Nikulaj ka mbetur i plagosur, por në spital nuk është paraqitur i plagosur.
Si ndodhi ngjarja ?
Plagosja ndodhi mbrëmjen e shkuar në qendër të fshatit Rrilë, në Lezhë. Autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes disa minuta pasi mbi një dyqan ishin lëshuar breshëri plumbas. Si pasojë i plagosur ka mbetur Sokol Daci, 30 vjeç, i cili në atë moment ka qenë brenda ambienteve të berberhanes.
Nga pamjet duket se atentatorët kanë qëlluar me breshëri dhe fasada e dyqanit është bërë shoshë. 30-vjeçari është nisur menjëherë në drejtim të spitalit rajonal të Lezhës, për ndihmën e parë, e më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë nidhmën e specializuar mjekësore. Policia bën me dije se ka nisur hetimet, për të zbardhur ngjarjen.
