VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (2 - 3 shkurt)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Aktivizimi i një cikloni të fuqishëm në jugperëndim të Europës do të sjellë reshje intensive shiu dhe stuhi të forta ere në gadishullin Iberik, Peloponez dhe brigjet e Turqisë, me rrezik për përmbytje.
Ndërkohë, Europa Qendrore, dhe Ballkani mbizotërohen nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të dominohet nga vranësira të shpeshta, duke sjellë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë të izoluar në zonat malore.
Gjatë pasdites pritet përmirësim gradual i motit. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 14°C, ndërsa era do të fryjë me shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar dallgëzim 2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme.
Të martën, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë dominante në Europën Veriore, Lindore, Qendrore dhe rajonin e Ballkanit. Ndërsa ishujt Britanikë dhe gadishulli Iberik do të vijojnë me shira intensivë dhe erëra të forta.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa pasditja sjell përmirësim të dukshëm të motit në të gjithë territorin.
Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 17°C, ndërsa era fryn jugore me shpejtësi mbi 65 km/h, duke krijuar dallgëzim deri në 5 ballë.

