VIDEO/ Rrëfimi i Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë: Shqiptarët, të hapur ndaj të huajve, por jo gjithmonë me njëri-tjetrin. S'jam më ai amerikani që isha

Në podcastin e radhës të deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar ishte Grant Van Cleve, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Gjatë bashkëbisedimi Van Cleve rrëfeu lidhjen e tij me Shqipërinë, investimet dhe angazhimin e tij në botën ekonomike.

“Shqiptarët kanë një bukuri në stilin e jetesës që është tërheqës, më ngjit shumë.

Mund t’ju them që ka jetë në një farë mënyre. Klima është e mirë.

Pra, është konteksti i Shqipërisë, stili i jetesës por edhe i vetë shqiptarëve që janë mikëpritës, janë bujarë, janë të hapur të paktën ndaj të huajve, por kjo nuk ndodh gjithmonë me njëri-tjetrin.

Kanë përplasje por prapë në fund ata i japin zemër njëri-tjetrit.

Unë kam ndryshuar vetë, ndoshta nuk jam aq shumë i shqiptarizuar, por nuk jam ai amerikani që isha kur erdha këtu. Jam diku në mes të të dyjave”, u shpreh ndër të tjera Grant Van Cleve.

NDIQNI BISEDËN E PLOTË