Rama në “Flasim”: Nga politika e jashtme te reformat, zjarret dhe buxheti i mbrojtjes
Kryeministri Edi Rama ka renditur zhvillimet kryesore të javës në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, duke u ndalur te politika e jashtme, reformat institucionale, dëmshpërblimet për bashkitë e prekura nga zjarret dhe rritja e buxhetit të mbrojtjes.
Rëndësi të veçantë i kushtoj vizitës në Izrael!
Në planin e brendshëm, Kryeministri u ndal te zhvendosja e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë, duke theksuar se shërbimet për qytetarët tashmë ofrohen online përmes platformës e-Albania.
Rama bëri të ditur gjithashtu se janë shpallur dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar, duke garantuar se fondet do të shkojnë tek qytetarët e dëmtuar.
Një tjetër fokus i javës ishte rritja e buxhetit të mbrojtjes për vitin 2026, i cili ka kaluar pragun 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në përputhje me standardet e NATO-s.
Kryeministru u ndal gjithashtu te lufta kundër informalitetit në ndërtim, duke theksuar rritjen e pagave dhe kontributeve, si dhe uljen e ekonomisë informale në këtë sektor.
