BERISHA: Ua bëjmë “ferr” Tiranën, 10 shkurti paralajmërimi final për regjimin
"Këtu tregon se lobimi i Edi Ramës ka akoma efektet e tij korruptive të neveritshme, por nuk pengoi shqiptarët të mbushin sheshin dhe të thonë fjalën e tyre."
Kështu e konsideroi kryedemokrati Sali Berisha, atë që mbështetësit e tij në rrjetet sociale, e quajnë heshtje e ndërkombëtarëve për situatën politike në vendin tonë, përfshi edhe ambasadat e tyre në vendin tonë.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit, Berisha u ktheu përgjigje kritikëve, se po nxin vendin në institucionet apo organizimet ndërkombëtare.
Berisha: Duke denoncuar këto publikisht ne i themi botës se, ky është Edi Rama që përfaqëson veten e tij dhe klanet e krimit, por jo qytetarët shqiptarë. Ndaj dhe unë kërkoj mirëkuptimin tuaj në interpretimin e gabuar që ju bëni.
Një shpjegim pati edhe për ndërprerjen e fjalës në Strasburg.
Berisha: Fjala në Strasburg për diskutantët është gjithnjë dy minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht. E vërteta është se unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm dhe natyrisht që pjesën më pikante ia kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë, kursë në minutën e fundit unë e dija se ajo ndërpritet, por unë vazhdova se kamera funksionon pavarësisht se zëri shuhet. Mua më interesonte kamera dhe kërkova qeverinë teknike.
Por teksa pkërkoi masivitet më 10 shkurt para kryeministrisë, tregoi edhe pse nuk bëjnë protesta në disa qytet?
Berisha: Ju rikujtoj këtu se, pasardhësit direkt të bllokmenëve nuk pyesin për Shqipërinë tjetër, përveç Tiranën e karrigeve. Më kujtohet si sot, kur Ramiz Aliaj thoshte se, Kavajën nuk e qeverisim ne, por ai gjithnjë kishte hallin e Tiranës. Ndaj dhe ne duhet të ua bëjmë ferr kësaj organizate kriminale, Tiranën. Kjo është arsyeja se pse ne përqendrohemi tërësisht në Tiranë.
Por a po shkon PD drejt ngujimit në Parlament?
Berisha: PD ka në plan dhe projekt të gjitha format e mosbindjes civile dhe është në zbatimin e tyre.
E teksa PD vijon përpjekjet për bashkimin e të gjithë faktorit opozitar, Berisha foli edhe nëse ftesë ka edhe për Bashën, Alibeajn, Topin a Patozin.
Berisha: A po flet për intelektualë apo pseudointelekual.
