Nuk ka liri për Erion Veliajn/ GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshimi masës së sigurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2026, 10:54
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme ku u zhvillua seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg”.
Ai kishte kërkuar zëvendësimin e kësaj mase. Veliaj është paraqitur fizikisht në sallën e GJKKO, ndërsa SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.
Seanca gjyqësore e sotme drejtohej nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila ka vendosur mospranimin e kërkesës së Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë.

