Akademia Kombëtare Konservatore zgjedh kreun e ri/ Ekspertët: Ali Pasha, figurë enigmatike, por përbashkuese

Akademia Kombëtare Konservatore ka zgjedhur drejtuesin e ri të saj, teksa një herësh mbajti simpoziumin në vlerësim të figurës së Ali Pashë Tepelenës.

Akademia Kombëtare Konservatore zhvilloi këtë të shtunë simpoziumin shkencor në qendër të të cilit ishte një nga figurat më me peshë dhe më të rëndësishme të historisë sonë, Ali Pashë Tepelena. I pranishëm ishte edhe kreu I Partisë Kombëtare Konservatore, Kujtim Gjuzi, I cili tregoi se është zgjedhur edhe presidenti i ri I kësaj akademie.

Ndër pjesëmarrësit ishte edhe studiuesi e eksperti I trashëgimisë kulturore Andi Tepelena, I cili vlerësoi simpoziumin në fjalë dhe vetë figurën e Ali Pashë Tepelenës.

Tepelena tregoi edhe pse sipas tij është I rëndësishëm studimi i figuës së tij.

Ali Pashë Tepelena konsiderohet si një figurë enigmatike por një herësh të lidhur ngushtësisht me identitetin shqiptar. Akademikët e konsideruan një figurë përbashkuese që ka bërë shumë për gjuhën shqipe dhe bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje apo krahine.