Ushqimet e konservuara rrisin rrezikun për sëmundje, paralajmëron dietologia

Ushqimet e konservuara dhe ato të përpunuara po kthehen në një rrezik serioz për shëndetin.

Specialistët e ushqyerjes paralajmërojnë se konsumi i shpeshtë i produkteve të pasura me yndyra të ngopura, sheqerna të tepërt dhe kripë të shtuar është i lidhur drejtpërdrejt me rritjen e sëmundjeve kronike.

Dietologia Anila Kalleshi thotë se ushqimet e procesuara janë kontribuues kryesorë për disa sëmundje.

Kalleshi thotë se alarmante mbetet fakti se kequshqyerja po prek gjithnjë e më shumë fëmijët madje ka raste në rritje të diabetit të tipit 2 në moshë të vogël.

Ekspertët theksojnë se ushqyerja e shëndetshme është një nga format më efektive të parandalimit të shumë sëmundjeve.