Chelsea fiton derbin me përmbysjen e çmendur
Chelsea ka arritur një përmbysje epike në Premier League, duke mposhtur West Ham me rezultatin 3-2, pasi ishte në disavantazh prej dy golash në pjesën e parë.
Skuadra e drejtuar nga Rosenior e nisi ndeshjen me shtatë ndryshime në formacion, gjë që u shfrytëzua nga "Hammers" të cilët shënuan me Jarrod Bowen dhe Crysencio Summerville brenda 36 minutave të para.
Pjesa e parë u mbyll mes vërshëllimave të tifozëve vendas, por zëvendësimet e Rosenior në fillimin e pjesës së dytë ndryshuan rrjedhën e lojës.
Joao Pedro hapi serinë e golave për Chelsea-n, ndërsa Marc Cucurella barazoi shifrat pasi shfrytëzoi një top të kthyer nga shtylla.
Në minutat shtesë, Enzo Fernández shënoi golin e fitores, pikërisht në trevjetorin e transferimit të tij te klubi londinez.
Me këtë sukses, Chelsea ngjitet në katërshen e parë të renditjes, ndërsa West Ham pësoi humbjen e shtatë në tetë derbit e fundit të Londrës, duke e mbyllur ndeshjen edhe me një karton të kuq për Todibo.

