Debutim katastrofë te Besiktas, Kristjan Asllani del me karton të kuq pas 6 minutash lojë si zëvendësues

Kristjan Asllani pati një debutim për t’u harruar me Besiktasin.

Mesfushori shqiptar u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të, duke debutuar me ekipin nga Stambolli, pasi ndryshoi ambient gjatë këtij afati.

E gjashtë minuta më vonë, ai bëri një ndërhyrje që u ndëshkua me karton direkt të kuq.

Saktesisht, Asllani u aktivizua minutën e 76' dhe doli me të kuq minutën e 82