Tjetër ndalesë, Bayern Munich e pëson në transfertë

Bayern Munich u ndal në barazimin 2-2 ndaj Hamburgut në transfertë, duke humbur pikë për të dytën ndeshje radhazi në Bundesligë.

Vendasit kaluan të parët në avantazh pas një penalltie të realizuar nga Fabio Vieira. Bayern reagoi shpejt dhe barazoi me Harry Kane, i cili shënoi golin e tij të 22-të sezonal.

Në fillimin e pjesës së dytë, Luis Díaz i dha avantazhin bavarezëve, pak sekonda pas hyrjes në fushë. Hamburg reagoi dhe barazoi rezultatin me një goditje me kokë të Luka Vuskovic.

Në minutat e fundit, vendasit ishin pranë golit të fitores, por Alphonso Davies shpëtoi Bayernin nga humbja.

Me këtë barazim, Hamburg ngjitet në vendin e 13-të. Bayern mbetet kryesues, por sheh të reduktohet diferenca me ndjekësit në 9 pikë.