VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (31 Janar - 1 shkurt)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Europa vijon nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me reshje shiu e dëbore në vendet Nordike dhe Alpe, ndërsa stuhitë më të forta do të përfshijnë ishujt Britanikë, gadishullin Iberik dhe brigjet e Egjeut. Europa Lindore dhe pjesë të Ballkanit paraqiten me mot më të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa i perket  vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Vranësira dominante me reshje të pakta shiu priten në zonat perëndimore dhe dëborë të izoluar në verilindje. Pasditja sjell përmirësim. Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 16°C. Era fryn me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor;me dallgëzim te ulët.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Stuhitë zhvendosen drejt Europës Juglindore duke sjellë shira intensivë dhe erëra të forta në brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi. Pjesa tjetër e Europës, përfshirë Ballkanin, pritet me kthjellime dhe vranësira pa reshje.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.

Sipas MeteoAlb,vendi pritet me Vranësira reshje të pakta shiu e dëbore, kryesisht në verilindje dhe juglindje. Përmirësim gradual gjatë pasdites. Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 15°C. Era fryn me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht  Verilindor;, dallgëzim mbi 3 ballë.