Fuqizimi i të rinjve në Shqipëri/ Kalemaj: 18 anëtarë aktivë në Këshillin Kombëtar të Rinisë
Tre qytete janë përzgjedhur për të zhvilluar workshop-e: Tirana, Kamza dhe Elbasani. Të rinjtë nga këto qytete mund të kontaktojnë qendrën Alert nëse kanë pyetje ose dëshirojnë të përfshihen. Këto iniciativa ofrojnë mundësi të mira bashkëpunimi dhe përfshirjeje për të rinjtë.
I ftuar në studion e emisionit Alert ishte Endi Kalemaj, specialist në Sektorin e Projekteve të Brendshme pranë Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR). Ai foli mbi rëndësinë e fuqizimit të të rinjve dhe angazhimin e tyre në komunitetet ku jetojnë.
“Fuqizimi i të rinjve është një mekanizëm i arsyeshëm për t’u dhënë atyre zë, jo vetëm përmes OJF-ve, por edhe përmes grupeve joformale, për të arritur aty ku organizatat tradicionale shpesh nuk arrijnë.
Kemi pasur shumë aplikime nga të rinj që dëshironin të bëheshin pjesë e Këshillit Kombëtar të Rinisë. Aktualisht kemi 18 anëtarë aktivë, mjaft të angazhuar dhe me një përvojë të pasur në aktivitetet rinore,” u shpreh Kalemaj.
Ndiqni intervistën e plotë:
