Kultivim bimësh narkotike në bashkëpunim me familjarët e tij, në pranga 25-vjeçari në Shkodër

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike në bashkëpunim me familjarët e tij.

Sipas autoriteteve, i riu me iniciale G. Sh. dyshohet se kishte mbjellë 1275 bimë narkotike në një sipërfaqe toke pranë banesës së tij në fshatin Aliaj. Bimët janë zbuluar dhe asgjësuar nga policia gjatë një operacioni të zhvilluar më 4 shtator 2025.

Pas hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 25-vjeçarin, ndërsa procedimi penal po vijon edhe për persona të tjerë të përfshirë.

Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme hetimore.