Aksident në Unazën e Madhe pranë Kopshtit Zoologjik

Një aksident rrugor ka ndodhur pak pas mesnate në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik dhe Kompleksit “Fari”.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për më shumë detaje.