AKR rrit mbështetjen për OJF-të dhe bashkitë/ Kalemaj: Buxheti gjithmonë në rritje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 21:50
I ftuar në studion e Alert, Endi Kalemaj foli mbi aktivitetet e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR):
“Agjencia Kombëtare e Rinisë ka lançuar 5 thirrje për organizatat rinore dhe bashkitë.
Në thirrjen e parë u mbështetën 12 organizata të shoqërisë civile dhe 4 bashki. Në thirrjen e dytë, u përfshinë 23 organizata dhe 5 propozime nga bashkitë. Thirrja e tretë financoi 23 organizata rinore dhe 6 bashki, ndërsa thirrja e katërt mbështeti 26 OJF dhe 6 bashki. Në thirrjen e pestë u përfshinë 32 organizata dhe procesi me bashkitë vazhdon ende.
Buxheti i institucionit ka qenë gjithmonë në rritje dhe vazhdon të shpërndahet tek OJF-të dhe bashkitë përkatëse,” njoftoi Kalemaj.
Ndiqni intervistën e plotë:
