Parashikimi i motit për sot dhe nesër (30-31 Janar)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Cikloni i Islandës përkeqëson motin në Ishujt Britanikë, me reshje shiu, dëbore dhe stuhi të forta ere.
Po ashtu, gadishulli Iberik dhe skaji juglindor i Europës paraqiten me reshje intensive dhe erë të fortë.
Ndërsa një pjesë e Ballkanit, gadishulli Apenin dhe Europa Perëndimore do të kenë kushte më të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa i perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Mot i paqëndrueshëm, pritet ne vend ,me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore, më të dukshme në Jug dhe Juglindje.
Pasditja sjell alternime kthjellimesh, ndërsa skaji juglindor mbetet me dëborë të izoluar. Temperaturat luhaten nga 1°C deri në 18°C. Era fryn nga Veriu, mbi 35 km/h, me dallgëzim 2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Europa mbetet kryesisht nën masa ajrore të paqëndrueshme, me reshje shiu e dëbore.
Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik dhe brigjet e Egjeut me stuhi të forta ere dhe shira intensivë. Europa Lindore, Balltiku dhe pjesë të Ballkanit me kushte disi më të qëndrueshme.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.
Sipas MeteoAlb, Vranësira dhe reshje të pakta shiu priten në Veriperëndim dhe Jugperëndim, si edhe dëborë e izoluar në zonat malore lindore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të motit.
Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 16°C. Era fryn nga Juglindja, mbi 35 km/h, me dallgëzim të ulët.

