“EU for Youth”/ Bodo: Presim financime ambicioze nga BE në 2026, do kemi 2 mln euro nga buxheti i shtetit për organizatat

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo për emisionin "ALERT", tha se viti 2026 do të jetë “viti i të rinjve”, falë financimeve ambicioze që priten nga Bashkimi Evropian.

Ajo bëri me dije se një nga programet kryesore është “EU for Youth”, i cili sapo është firmosur dhe do të mbështesë Organizatat e Shoqërisë Civile, përtej granteve të brendshme që financohen nga buxheti i shtetit.

Sipas Bodos, në vitin 2026 do të akordohen edhe 2 milionë euro shtesë për organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht për ato me kapacitete të kufizuara dhe që veprojnë në zona të thella, ku projektet e mëdha nuk arrijnë.

Një komponent i rëndësishëm i programit “EU for Youth” do të jetë edhe fuqizimi i Këshillave Rinorë Vendorë, përmes një kompanie të përzgjedhur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Fjala e Sara Bodes:

“2026 unë e kam artikuluar shpesh që do jetë është viti i të rinjve. Pse e them këtë? Për shkak të financimeve që ne presim nga BE, që janë shumë ambicioze. Ne kemi dy financime që presim në 2026.

Një sapo e kemi konkluduar dhe sa e kemi firmosur, që është “EU for Youth”, i cili do financojë Organizatën e Shoqërisë Civile. Veç granteve që u përmendën më parë, që ne i kemi grantet të brendshme, i kemi nga buxheti i shtetit.

Ne do të kemi edhe dy mln euro ekstra nga buxheti për organizatat e Shoqërisë Civile.

Sidomos për atë organizata që nuk i kanë ato kapacitete, për t’i rritur ato dhe për të shkuar në ato zona të thella që ndoshta projektet e mëdhaja nuk shkojnë.

Ky do jetë qëllimi i “EU for Youth”-it, siç quhet programi.

Një komponent tjetër i këtij programi do jetë fuqizimi i Këshillit Rinor Vendor, nëpërmjet një kompanie që Agjencia ka zgjedhur.”

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË: