DREJTËSIA, PËR TURP! Gjyqtarja e dënuar në Greqi, KLGJ zvarrit vendimin për Irena Gjokën: Ta shqyrtojë ILD-ja

Këshilli i Lartë Gjyqësor mori një vendim të turpshëm sot, duke rrëzuar relacionin e dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme për çështjen e gjyqtares me pesë mbiemra, Irena Gjoka.

KLGJ e mori vendimin pa shumë debat, ndërkohë që mbylli menjëherë mbledhjen. Një nga anëtarët e KLGJ, Ridvan Hado tha se kjo çështje duhet të vendoset nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani.

Mendimit të tij iu bashkuan edhe katër anëtarë të tjerë të KLGJ, duke rrëzuar kështu relacionin me 5 vota. Katër anëtarët që ishin kundër nuk u lejuan që të flisnin.

Kujtojmë se kreu i opozitës, Sali Berisha, e ka akuzuar disa herë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani si të lidhur me aferën e inceneratorëve.

Berisha është shprehur se ai vepron sipas urdhrave të Edi Ramës dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Në këtë mënyrë, skandali i Irena Gjokës vazhdon të zvarritet, edhe pse faktet dhe dokumentet janë të qarta. 

PARA SEANCES AVOKATJA ADRIANA KALAJA